AAK e përjashton Blerim Shalën nga partia

Lajme

AAK e përjashton Blerim Shalën nga partia

Më: 6 shkurt 2015 Në ora: 17:43

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e njoftuar se e ka përjashtuar nënkryetarin Blerim Shala nga partia.

Vendimin për përjashtim të Shalës AAK e ka marrë pasi ai ka vendosur të jetë pjesë e ekipit negociator qeveritar në Bruksel.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është e njoftuar me vendimin e z. Blerim Shala për të qenë pjesë e ekipit për negociata në Bruksel.

Aleanca e liron z. Shala nga të gjitha përgjegjësitë dhe obligimet në parti”, thuhet në njoftimin e AAK-së.

Ndërsa, për këtë çështje eshtë deklaruar edhe Blerim Shala:

'Kam vendosur të vazhdoj detyrën që kam pasë në vitet 2012-2014, si Koordinator Politik, në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve midis këtyre dy shteteve, i cili zhvillohet me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, me përkrahjen e fuqishme të SHBA-së. Këtë vendim e kam marrë pas një bisede miqësore dhe të sinqertë me Ramush Haradinajn, Kryetarin e AAK-së. Pasi AAK vlerëson që në këtë mandat nuk mund ta marrë përgjegjësinë politike të këtyre bisedimeve, në pajtim të plotë me Kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinajn, kam vendosë që të mos jam më pjesë e AAK-së. Shfrytëzoj rastin ta falënderojë Ramush Haradinajn për bashkëpunimin e jashtëzakonshëm që kemi pasë prej se i jam bashkuar AAK-së.", thuhet ne deklaraten e Shales.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat